Reforma Territoriale, publikohet harta e re e propozuar nga PS
Partia Socialiste ka propozuar një riorganizim të hartës së pushtetit vendor në kuadër të Reformës Territoriale, duke parashikuar shkrirjen e 15 bashkive. Sipas propozimit, bashkitë që do të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas. Nëse propozimi miratohet, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46. Një nga ndryshimet që ka tërhequr vëmendje është propozimi për bashkimin e Përrenjasit me Librazhdin, pavarësisht protestave të zhvilluara ditët e fundit nga banorët kundër këtij ndryshimi. Projekti pritet të diskutohet në kuadër të procesit të Reformës Territoriale, ndërsa vendimmarrja përfundimtare do të kalojë përmes procedurave institucionale.
Burimi:
ntv.al