Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
Reforma territoriale në Shqipëri ka rifilluar të jetë në qendër të debatit publik dhe politik. Por, siç ndodh shpesh me çështjet madhore të shtetit, edhe kësaj radhe, diskutimi rrezikon të mbetet peng i interesave elektorale, në vend që të shërbejë si platformë për ndërtimin e një qeverisjeje vendore funksionale për qytetarët, e drejtë dhe afatgjatë. Pas eksperimentit të vitit 2014, i cili solli ndarjen e re në 61 bashki duke shkrirë mbi 300 komuna, me ndryshimet e këtij viti, shqetësimi është jo vetëm sa bashki duhen, por çfarë qeverisjeje vendore duhet dhe si mund ta përmirësojë jetën e qytetarëve në zonat e largëta të vendit që po braktisen me shpejtësi. Tani, kur drafti i qeverisë dhe opozitës është në fazë konsultimi me komunitetet, ekspertët e...
Burimi:
sot.com.al