Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë kundër Reformës së re Territoriale, e cila parashikon heqjen e Bashkisë Dimal nga harta administrative dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Me pankarta në duar dhe thirrje “Mos e prekni Dimalin, do ta mbrojmë”, protestuesit kërkuan nga qeveria të tërhiqet nga plani për ndryshimin e ndarjes territoriale. Ata u shprehën se Dimali është vendi ku kanë zgjedhur të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre, duke theksuar gjithashtu rëndësinë ekonomike të zonës si një nga qendrat kryesore të prodhimit bujqësor në vend. Sipas banorëve, bashkimi me Beratin do të sjellë vështirësi në marrjen e shërbimeve publike dhe do të ndikojë negativisht në ekonominë e familjeve, veçanërisht të fermerëve të njësive administrative Kutalli, Cukalat dhe Poshnjë. Gjatë...