‘Raporti i DASH, kambanë alarmi’, Boçi: Problem as qytetari e as opozita, por Rama

‘Raporti i DASH, kambanë alarmi’, Boçi: Problem as qytetari e as opozita, por Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të publikuar nga struktura OSAC e Departamentit amerikan të Shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi ndalet në disa çështje të raportit, që sipas tij, përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë dhe paekuivok. Boçi shprehet se raporti ka “diagnostikuar” qartë se problemi nuk është mungesa e institucioneve, por problemi është te kryeministri Edi Rama. Postimi i plotë: Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë Raporti i fundit i OSAC, strukturës së Departamentit Amerikan të Shtetit, është një raport tronditës dhe jo vetëm dokument konfirmues i shqetësimeve opozitare e as një deklaratë politike, apo parashtrim mediatik. Mos harrojmë se është vlerësimi zyrtar i aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë për gjendjen...