Rama: Turp të mbash pushtetin nëse harron pse ta kanë dhënë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste mund të kërkojë mandate të tjera qeverisëse vetëm nëse arrin të dëgjojë jo vetëm mbështetësit e saj, por edhe qytetarët që nuk e votojnë apo nuk e duartrokasin. Në fjalën e mbajtur para drejtuesve politikë të PS-së, ai theksoi se sfida nuk është të qëndrojnë gjatë në pushtet, por të qëndrojnë pranë njerëzve dhe të përmbushin misionin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama u shpreh se detyra e socialistëve nuk është të bindin kundërshtarët se nuk janë të lidhur pas pushtetit, por të mos shkëputen nga qytetarët dhe të dëgjojnë shqetësimet e tyre. Sipas tij, është nder të kërkosh të përmbushësh një mision historik, por është turp të mbash pushtetin nëse harron arsyen pse qytetarët ta...
Burimi:
ntv.al