Rama takon homologun koreano-jugor, biseda me Kim Min-Seok fokusohet tek teknologjia dhe investimet inovative
Edi Rama është rikthyer në Korenë e Jugut pas 24 vitesh, kësaj here jo si kryetar Bashkie, por si Kryeministër i Shqipërisë. Këtë të mërkurë, Kryeministri u prit nga homologu i tij Koreano Jugor, Kim Min-seok me të cilin u diskutua forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Biseda u fokusua gjithashtu tek teknologjia, ku u vu në dukje fakti se Shqipëria ka emëruar Diellën, të parën ministre në botë për Inteligjencën Artificiale. Kryeministri Kim Min-seok është shprehur se Koreja e Jugut i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit të AI dhe teknologjive të avancuara. Nga ana e tij, Rama u shpreh se Koreja e Jugut është një burim frymëzimi për Shqipërinë sa i përket zhvillimit kombëtar. Në Konferencën Aziatike të Lidershipit, ai tha se të...
Burimi:
vizionplus.tv