Rama takon Erdogan në pallatin presidencial, çfarë u vendos pas dyerve të mbyllura?

Rama takon Erdogan në pallatin presidencial, çfarë u vendos pas dyerve të mbyllura?

Gjatë samitit të NATO-s, Kryeministri Edi Rama pati edhe një vizitë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë fotot e takimit në pallatin presidencial. “Me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi”, shkruan Rama. Siç raportojnë mediat turke, Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, si edhe çështje rajonale dhe globale. Në takim, Erdogan theksoi se po punohet për të çuar përpara marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe se ekziston një dëshirë e veçantë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Presidenti turk deklaroi se forca e solidaritetit të aleancës u demonstrua qartë në Samitin e NATO-s të mbajtur në Ankara. Erdogan gjithashtu e...