Rama replikon me Tsipras për Zvërnecin: Partia jote e re e ktheu një incident të izoluar në një çështje politike e ndëretnike

Rama replikon me Tsipras për Zvërnecin: Partia jote e re e ktheu një incident të izoluar në një çështje politike e ndëretnike

Pas ragimeve të Greqisë, në lidhje me lëndimin e një minoritari në protestën e banorëve në Zvërnec, kryeministri Rama vijon që të replikoi me politikanë në Athinë. Këtë herë ka zgjedhur të replikojë me ish-kryeministrin grek, Aleksis Tsipras. Rama shprehet se partia e Tsipras ka thënë gjysmë të vërteta dhe se ka pasur një ton tepër nacionalist. Kryeministri deklaron se plagosja e një qytetari – qoftë ky shqiptar a grek – është për të ardhur keq. Kreu i qeverisë shprehet se Tirana zyrtare është e zotuar që të respektojë minoritetet në Shqipëri, edhe si një zotim europian. “Minoriteti Kombëtar Grek në Shqipëri është një thesar që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Ai gëzon të drejta dhe mbrojtje që nuk janë as më shumë dhe as më pak...