Rama për DW: Kur të jetë gati projekti, flasim! Beteja ime është të sjell investime të huaja

Rama për DW: Kur të jetë gati projekti, flasim! Beteja ime është të sjell investime të huaja

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej javësh po zhvillohen në Shqipëri. Në një intervistë për Deutsche Welle, gjatë pjesëmarrjes së tij në festivalin e biznesit dhe inovacionit “r26” në Bochum të Gjermanisë, Rama foli jo vetëm për protestat, por edhe për vizionin e tij për zhvillimin e Shqipërisë, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe sfidat e demokracisë. Prej një muaji qytetarë shqiptarë po protestojnë çdo ditë kundër projektit të miratuar nga qeveria për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner. Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj këtij investimi është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë politike. Gazetarja: Inteligjenca artificiale, demokracia, pushteti dhe qeverisja. Shqipëria pritet të marrë një injektim të madh parash. Po flasim për rreth 4 miliardë euro...