Rama nesër në Bruksel, Diaspora përgatitet ta presë me protesta

Rama nesër në Bruksel, Diaspora përgatitet ta presë me protesta

Diaspora shqiptare po përgatitet për një protestë të fuqishme kundër kryeministrit Edi Rama, e cila do të zhvillohet të martën, më 14 korrik, në Bruksel, pikërisht në ditën kur mbahet konferenca ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian. Ata pritet të mblidhen përpara institucioneve evropiane për të ngritur zërin kundër asaj që ata e cilësojnë si kapje të institucioneve, dobësim të demokracisë dhe mungesë të standardeve të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se shqiptarët jashtë vendit nuk pranojnë që çështjet e demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe drejtësisë të anashkalohen në emër të procesit të integrimit. Sipas tyre, mesazhi që do të përcillet në Bruksel është i qartë: integrimi evropian nuk mund të jetë vetëm një proces teknik, por duhet të...