Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë në protestat në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mercenarë nga Prishtina dhe Tetova kanë ardhur në Tiranë, për t’ju bashkuar protestave që po zhvillohen prej ditësh në kryeqytet. Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama tha se do i lexojë mesazhet e protestës, por i ndau protestuesit në qytetarë që dalin në tubime për problematika reale dhe në ata që dalin për qëllime të caktuara. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku sot po protestohet lirisht, dikur janë vrarë njerëz. “Unë e bëj ndarjen e atyre që protestojnë që kanë probleme reale, duke filluar nga ana që i kanë shqetësimet e sinqerta, për fatet e zogjve. Në këtë bulevard janë vrarë njerëz për të protestuar. Sot është gjë shumë e madhe që...
Burimi:
ntv.al