‘Rama mashtroi hapur’, Berisha: Integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë

‘Rama mashtroi hapur’, Berisha: Integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me gjendjen e prokurimeve publike në vend, duke e cilësuar deklarimin e tij si mashtrim të hapur. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri ka keqinterpretuar statistikat dhe raportet e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për transparencën në këtë sektor. Ai kujtoi se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka aplikuar sistemin dixhital të prokurimeve, i vlerësuar në të kaluarën nga organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në dhe Bankën Botërore, për transparencë në shërbimin civil. Sipas Berishës, integriteti i prokurimeve publike ka qenë rreth 80% në periudhën 2010–2012, ndërsa më pas ka pësuar rënie të vazhdueshme, duke zbritur në rreth 70% mesatarisht dhe në 66%...