Rama krijon ekip të ri qeverisës/ Ilir Kulla: Vezën e kryeministrit nuk e bën njëri tjetër

Rama krijon ekip të ri qeverisës/ Ilir Kulla: Vezën e kryeministrit nuk e bën njëri tjetër

Teksa në Partinë Socialiste flitet për një riformatim të kabinetit qeveritar në mbledhjen e së premtes në Pallatin e Brigadave, analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla vlerëson se kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë thjesht për ndryshim emrash, por për një ekip politik që të përballojë situatën e krijuar nga protesta dhe klimën e tensionuar politike. Kulla u shpreh se Rama ka bërë disa herë ndryshime në qeveri, por sipas tij, problemi nuk qëndron te zëvendësimi i ministrave. “Jo, tashmë është rasti për të parë se çfarë ndryshimesh do të bëjë. Sepse nuk është vetëm çështje ndryshimi emrash. Rama ka ndryshuar shumë emra. Rama e di një gjë shumë mirë, që po të mos jetë Rama, ata të gjithë bashkë nuk e bëjnë dot...