Rama: Kapitali i huaj mbron mjedisin, të mohosh sipërmarrësit seriozë, do të thotë të refuzosh cilësinë në turizëm
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se investimet e huaja po dëmtojnë mjedisin. Duke iu referuar protestave për çështjen e Zvërnecit, kreu i qeverisë shpjegoi se sipërmarrjet e huaja fokusohen tek bashkëjetesa me mjedisin si çelës për ecurinë e projekteve. “Ideja që kapitali i madh dhe që sipërmarrjet e mëdha shkojnë në vende të caktuara për të investuar në turizëm, për t’i shkatërruar ato vende dhe për të shfrytëzuar një krah pune të lirë, është një ide e lindur nga padija totale sepse është e kundërta. Nuk ka prova që kapitali i huaj dhe sipërmarrja prestigjioze ndërkombëtare të ketë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës apo të jetë shkaktarja kryesore e dëmeve që janë bërë mjedisit. E kundërta është e vërtetë!”, tha Rama. Sipas Ramës,...
Burimi:
vizionplus.tv