“Shqipëria do mbështesë sovranitetin e Ukrainës”, Zelensky tha se nuk e njeh Kosovën, reagon MEPJ: Nuk duhet të ketë keqkuptime
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Serbi dhe deklaratave të tij lidhur me qëndrimin e Ukrainës për Kosovën. Përmes një reagimi, Ministria e Jashtme shqiptare vlerëson vizitën e Zelenskyt në Beograd, por thekson se nuk duhet të ketë asnjë ekuacion mes Kosovës dhe situatave të tjera ndërkombëtare. Ministria nënvizon se Shqipëria mbështet sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe të ardhmen evropiane të Ukrainës, ndërsa njëkohësisht qëndron në mbështetje të fortë të sovranitetit, pavarësisë dhe integrimit euroatlantik të Kosovës. Në reagimin e plotë thuhet: Vizita e Presidentit Zelenski në Serbi është e rëndësishme. Dialogu është gjithmonë i mirëpritur, veçanërisht kur krijon hapësirë për t’u përballur me qartësi, përgjegjësi dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të vështira. Ashtu...
Burimi:
vizionplus.tv