Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reaguar pas stabilizimit të situatës së zjarrit në Krujë, duke shprehur falenderim për 300 punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët në bashkëpunim me zjarrëfikësit dhe efeëktivët e FA-ve ishin në vijnë e parë të betejës me flakët, duke bërë të mundur vënien në kontroll të situatës pa pasoja tragjike. Me një postim në rrjetin social Facebook, Lamallari shprehet se të ndodhur përballë një situate ku rrezikohej jo vetëm prona e qytetarëve, por dhe jeta e tyre, janë angazhuar forcat speciale speciale dhe ndërhyrjes së shpejtë, autobotet dhe makinat ujëhedhëse të Policisë së Shtetit, duke vënë çdo kapacitet në dispozicion të shuarjes së zjarrit. Sipas tij, Kruja sot është e qetë dhe krenare për të gjitha forcat...