“Rama i pashpresë”, Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestat e zhvilluara gjatë fundjavës në Tiranë, ku sipas tij ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme edhe nga diaspora shqiptare. Në një konferencë për mediat, Berisha i ka cilësuar tubimet si ndër më masivet në historinë e vendit, duke theksuar se ato përfaqësojnë një mesazh të fortë kundërshtie ndaj qeverisë dhe një mbështetje të gjerë për opozitën. “Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike” – tha Berisha ndër të tjera. “Jam këtu për të përshëndetur përzemërsisht dhe me mirënjohje të pakufishme ata dhjetëra mijëra apo qindra mijëra qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, që udhëtuan nga të katër anët e Evropës dhe botës dhe u bashkuan të shtunën dhe të dielën me dhjetëra...
Burimi:
ntv.al