Rama: Edhe regjimi terrorist i Teheranit thërret në shqip “Rama ik”

Rama: Edhe regjimi terrorist i Teheranit thërret në shqip “Rama ik”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke thënë se tashmë ata i janë bashkuar protestave duke përsëritur parullat dhe thirrjet e protestuesve shqiptarë. “Edhe regjimi terrorist i Teheranit thërret në shqip “Rama ik”. Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës së bulevardit, madje edhe me parullat në shqip, njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë! Bashkëngjitur replika ime në X edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë...