Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

Burak Ozçivit TIRANË-Aktori turk Burak Ozçivit, i njohur nga publiku shqiptar si “Osmani”, përveç roleve të tij të pëlqyera nga shqiptarët, duket se nuk do ti ndahet Shqipërisë, këtë herë jo në ekrane por në fushën e biznesit. Në mbledhjen e djeshme (30 qershor), Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme, mes tyre transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike. Kompania rezulton në pronësi të Mehmet Faruk Burbul, pronari i korporatës ndërkombëtare “RAMS Global” me seli në Almaty të Kazakistanit. Në vendimin e qeverisë thuhet se 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë do të vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS...