Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri
Eurodeputetja italiane e Aleancës së Gjelbërve dhe të Majtës (Avs), Ilaria Salis, është dënuar nga Gjykata e Milanos për pushimin nga puna pa shkak të drejtë të dy ish-bashkëpunëtorëve të saj në Bruksel. Sipas vendimit të gjyqtarit të seksionit të Punës, Franco Caroleo, Salis duhet të dëmshpërblejë dy ish-punonjësit me një shumë totale prej mbi 300 mijë eurosh. Vendimi parashikon 300.900 euro kompensim për pagat që ata do të kishin përfituar deri në përfundimin e mandateve të tyre, si dhe 10 mijë euro për shpenzimet ligjore. Çështja lidhet me largimin e dy bashkëpunëtorëve në shkurt të vitit 2025, vetëm pak muaj pasi ishin punësuar në stafin e eurodeputetes. Kontratat e tyre ishin parashikuar të zgjasnin deri në përfundimin e mandatit parlamentar më 16 korrik 2029....
Burimi:
javanews.al