Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive
Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke vendosur një rekord historik me hapjen e të gjashtë grupkapitujve të negociatave brenda vetëm 13 muajve. Kështu thotë Qeveria shqiptare në raportin më të fundit të Këshillit të Ministrave drejtuar Kuvendit, sipas të cilit ky ritëm përfaqëson shpejtësinë më të lartë në historinë e zgjerimit të BE-së. Gjatë vitit 2025, Shqipëria përmbylli hapjen e të gjithë grupkapitujve, duke kaluar nga faza përgatitore në një proces intensiv negociues. Konferencat Ndërqeveritare të zhvilluara gjatë këtij viti hapën zyrtarisht: Grupkapitullin II (Tregu i Brendshëm) më 14 prill 2025. Grupkapitullin III (Konkurrueshmëria) më 22 maj 2025. Grupkapitullin IV (Agjenda e Gjelbër) më 16 shtator 2025. Grupkapitullin V (Burimet dhe Bujqësia) më 17...
Burimi:
javanews.al