Protestuesit para Kryeministrisë, Rama pak metra larg protestës iu bën thirrje: Bujrum, ejani dhe shikoni faktet
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që kundërshtojnë projektet në Zvërnec dhe Sazan, duke i ftuar ata të njohin drejtpërdrejt faktet dhe dokumentacionin zyrtar. "Ndaj bujrum, ejani t’i shikoni dhe dëgjoni faktet, të merrni provat dhe të ndiheni krenarë që institucionet tona e kanë përfaqësuar, qoftë me Sazanin apo me procesin e aplikimeve për zhvillimin e Zvërnecit", iu drejtua Rama qytetarëve që protestojnë. Gjatë aktivitetit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë, vetëm pak metra larg protestës, Rama deklaroi se do të ndante të njëjtin shqetësim me qytetarët nëse pretendimet që qarkullojnë do të ishin të vërteta, por theksoi se realiteti është ndryshe. “Mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them. Po të ishin të vërteta ato që ju kanë mbushur...
Burimi:
zeri.ai