Protesta te Kuvendi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Individë të caktuar kryen akte dhune, shqetësues përdorimi i forcës nga policia

Protesta te Kuvendi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Individë të caktuar kryen akte dhune, shqetësues përdorimi i forcës nga policia

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për përshkallëzimit të dhunës gjatë protestës së zhvilluar në 2 korrik 2026 para Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një reagimi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar dhunën e disa personave të veçantë gjatë tubimit, por edhe përdorimin e forcës ‘joproporcionale’ nga ana e Policisë. Në reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, evidentohet si problematik përdorimi i gazit lotsjellës, shkopinjve të gomës e grushtave dhe shtrirja në tokë e protestuesve. Sipas KShH, referuara standarteve të Gjykatës së Strasburgut, përdorimi i mjeteve kimike pa paralajmërim dhe pa lënë kohë për shpërndarje vullnetare, mund të përbëjë keqtrajtim dhe ndërhyrje joproporcionale në tubim. Reagimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të monitorimit në terren, të protestës së zhvilluar...