Protesta/ Rama: do dalim me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin
Në një reagim të radhës për protestës që po mbahen prej një muaji poshtë kryeministrisë, Edi Rama thotë se nga e gjithë kjo vorbull, shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin. Kryeministri shkruan se protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërrmohet në çika. Në postimin në Facebook, Rama ka ndarë një foto të Gent Prognit, i angazhuar me protestën. “QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre. Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt...
Burimi:
ntv.al