Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron
Qytetarët protestojnë për të 29-ën ditë me radhë përpara Kryeministrisë, kundër investimit në Zvërnec. Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan drejt kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë. Ajo që vihet re nga pamjet e para me dron, është numri i ulët i pjesëmarrësve. Numri i protestuesve ka rënë ndjeshëm, krahasuar me tubimet e mëparshme. Materialet filmike i përkasin orës 20:00 të së dielës.
Burimi:
javanews.al