Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në fushëbetejë ata që janë kundër Presidentit Trump

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në fushëbetejë ata që janë kundër Presidentit Trump

Kryeministri Edi Rama, gjatë festës së 35-vjetorit të Partisë Socialiste që u mbajt në “Sheshin Italia” në Tiranë, u ndal te protesta e qytetarëve në Bulevard. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se ajo që po ndodh në Bulevard nuk ka lidhje me Zvërnecin, por se po tentohet të kthehet nga fuqi të mëdha në një fushëbetejë kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “A ka njeri që nuk e mendon se në këtë protestë ka një luftë politike e ideologjike, që nuk është fare lufta jonë? Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme dhe nëse senatorët amerikanë do t’i kishin në zemër plazhet e Shqipërisë, do të kishin thënë ndonjë fjalë për Rrjollin. Këtu fjala nuk është për flamingot, për mjedisin. Këtu fjala...