Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një intervistë për “Klan News” ka folur për protestat që vijojnë prej 65 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masat ndaj personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, si edhe situatën e zjarreve në vend. Duke u ndalur fillimisht te protestat, Lamallari tha se Policia e Shtetit është treguar e matur dhe se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet për menaxhimin e tubimeve publike. “Besoj se në këto protesta, Policia ka dëshmuar se ka dituar ti menaxhojë më së miri ato, duke iu përmbajtur pikërisht standardeve të përcaktuara në ligjin, si në ligjin për tubimet po ashtu deh ën protokollet e veta dhe procedurat standarde të veprimit. Padyshim që një protestë është tregues i një demokracie të...
Burimi:
javanews.al