BE ndan 6.1 miliardë euro, Costa: Lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë

BE ndan 6.1 miliardë euro, Costa: Lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë

Bashkimi Evropian ka miratuar ndarje të reja fondesh në vlerë prej 6.1 miliardë eurosh për sektorin e mbrojtjes së Ukrainës. Komisioni Evropian njoftoi se fondet do të destinohen për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe kundër raketore, raketa, municione dhe radarë. Vendimi është marrë me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës dhe, sipas Komisionit Evropian, riafirmon përkushtimin e Evropës për të mbështetur mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus. Ndërkohë, në Kiev po zhvillohen takime në kuadër të Koalicionit të të Vullnetshmëve, ku pritet pjesëmarrja e liderëve në mënyrë fizike dhe përmes videolidhjes. Në Kiev ka mbërritur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili ka deklaruar se ndodhet në kryeqytetin ukrainas për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe...