E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës (23 gusht) në Malishevë, ku një person është qëlluar për vdekje ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një grua shtatzënë në javën e 34-t. Ajo ishte dërguar për trajtim në QKUK, por pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencë. Ndërkaq, personi i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe ndodhet në intubim. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e të shtënave dhe motivin e rastit tragjik.
Burimi:
javanews.al