Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan
Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit gjatë fundjavës, nën akuzën e tentativës për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Sipas të dhënave paraprake nga organet e rendit, i dyshuari përdorte taktika joshjeje dhe mashtrimi për të siguruar numrat e telefonit të të miturve. Më pas, ai komunikonte me ta duke i ftuar për takime, të cilat fillimisht zhvilloheshin në ambiente publike si kafene dhe më tej përparonin deri në ftesa për të shkuar në banesën e tij. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e mundësisë së përfshirjes së personave...
Burimi:
javanews.al