Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin
Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e atentatit të dyfishtë të regjistruar në zonën e Dukagjinit, ku mbetën të vrarë Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, ndërsa u plagos rëndë bashkëfshatari i tyre, Lazër Bashi. Sipas gazetarit Elton Qyno, grupi hetimor dhe policia kriminale e Shkodrës janë përqendruar kryesisht në dy pista kryesore: Konfliktet familjare: Verifikimi i divorcit të 57-vjeçarit, Lekë Gjoni, nga ish-bashkëshortja e tij. Policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë ish-kunetër dhe të afërm të ish-gruas. Aktiviteti i paligjshëm: Pista e tejskajshme e kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, një fenomen i njohur që shpesh ka shërbyer si motiv për ngjarje kriminale në këtë rajon. Detajet e reja nga dinamika e atentatit Sipas burimeve nga grupi...
Burimi:
javanews.al