Shoferët e pabindur, Policia Rrugore arreston dhe procedon 55 brenda javës, 36 ishin të dehur! Mbi 11 mijë gjoba
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionet në akset kryesore dhe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut dhe aksidenteve. Gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe proceduar 55 persona, ndërsa janë vendosur gjithsej 11,420 masa administrative dhe janë spostuar me mjet ngritës 71 automjete. Ndër shkeljet më të konstatuara janë 1,369 masa për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse ose jelekut fosforeshent, 750 për tejkalim shpejtësie, 707 për parakalime të gabuara, 411 për mosdhënie përparësie dhe 309 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. Policia njofton se ka vendosur gjithashtu 353 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 256 për qarkullimin e motomjeteve në korsitë e biçikletave, 98 për mangësi në dokumentacion dhe 36 masa për...
Burimi:
javanews.al