Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë
Një operacion i papritur i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e Burgut të Fushë-Krujës, ku gjatë kontrollit është kapur dhe sekuestruar një aparat celular. Sipas burimeve, pajisja dixhitale dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja. Celulari i është dorëzuar menjëherë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ekspertizë të mëtejshme në laboratorin e ekspertizës dixhitale, me qëllim zbardhjen e të dhënave, kontakteve dhe komunikimeve të ruajtura në të. Ndërkohë, operacioni i kontrollit vijon në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, pasi autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe pajisje të tjera celulare të fshehura nga të dënuarit.
Burimi:
javanews.al