“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 mbahen nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Operacionet janë mbështetur nga Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Angazhimi operacional vijon në disa qarqe, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, Bashkia Pukë, ndërhyrja ka vijuar me forca vendore dhe të Forcave të Armatosura. Gjatë ditës së...