25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti? Detaje tronditese nga ngjarja në Kosovë

25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti? Detaje tronditese nga ngjarja në Kosovë

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën dhe burri i saj mbeti i plagosur rëndë në rrethana të paqarta. Sipas informacioneve të reja të raportuara nga mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me armë gruan e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe humbi më pas jetën rrugës për në spital. Policia e Kosovës konfirmoi se efektivët mbërritën menjëherë në vendngjarje pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri. Në një dhomë gjumi, ata gjetën çiftin të plagosur. Të dy u transportuan drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit të QKUK-së, rreth orës 00:15 të 24 gushtit, në Qendrën Emergjente u...