AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit dhe mbron kompanitë e sigurimit
Kuvendi i Shqipërisë, në rekomandimet për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2026, kërkoi zyrtarisht përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies publike në vendimet e Bordit. Në rezolutën e miratuar nga Kuvendi në muajin korrik, rekomandohet që ky institucion të publikojë aktet rregullatore të miratuara dhe ndryshimet përkatëse, si dhe vendimet për marrjen e masave administrative dhe korrigjuese, me evidentimin e votimit individual të anëtarëve të Bordit dhe të rasteve të përjashtimit nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit. Sipas rekomandimeve, publikimi duhet të kryhet në përputhje me parimin e proporcionalitetit, duke garantuar mbrojtjen vetëm të atyre elementeve që përbëjnë informacion konfidencial sipas nenit 24 të ligjit nr. 9572/2006, nëpërmjet anonimizimit ose redaktimit të pjesshëm, pa cenuar publikimin e vetë aktit, bazës ligjore, arsyetimit...
Burimi:
gijotina.com