Fund sezoni, shqiptarët largohen masivisht/ Afro 39 mijë persona dalin nga Durrësi

Fund sezoni, shqiptarët largohen masivisht/ Afro 39 mijë persona dalin nga Durrësi

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa sezoni veror po i afrohet fundit dhe pushuesit nisin kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. Sipas të dhënave të Kapitenerisë së Durrësit, gjatë 5 ditëve të fundit nga porti janë larguar 38985 persona dhe 10439 automjete. Në të njëjtën periudhë, në vend kanë hyrë 5825 persona dhe 1 , 989 automjete. Shifrat pasqyrojnë qartë drejtimin e lëvizjeve në këtë pikë kufitare detare, me bilancin e daljeve dukshëm më të lartë se hyrjet. Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas, afro 20 mijë persona u larguan nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit. Bëhet fjalë kryesisht për pushues dhe vizitorë që, pas ditëve të kaluara në Shqipëri pranë familjarëve apo në destinacionet e shumta turistike...