Operacion “blic” në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet celular
Një operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, ku gjatë kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular që dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja. Sipas burimeve, telefoni është gjetur gjatë kontrolleve të ushtruara brenda institucionit të vuajtjes së dënimit dhe tashmë i është dorëzuar SPAK-ut. Pajisja pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin dixhital, për të rikuperuar dhe analizuar të dhënat që mund të përmbajë. Në fokus pritet të jenë komunikimet, kontaktet dhe materiale të tjera të ruajtura në aparat, të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e mënyrës se si është përdorur telefoni gjatë qëndrimit në burg. Operacioni nuk është mbyllur me gjetjen e këtij aparati. Kontrollet vijojnë në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, pasi ka...
Burimi:
gijotina.com