Joshte të miturit përmes telefonit, arrestohet pedofili 59-vjeçar në Elbasan

Joshte të miturit përmes telefonit, arrestohet pedofili 59-vjeçar në Elbasan

Një 59-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga gjatë fundjavës, pasi dyshohet se përpiqej të krijonte kontakte me të mitur me synim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, burri siguronte numrat e telefonit të të miturve duke përdorur forma mashtrimi dhe joshjeje. Më pas, dyshohet se komunikonte me ta dhe përpiqej të organizonte takime. Takimet, sipas hetimeve paraprake, planifikoheshin fillimisht në vende publike, përfshirë kafene, ndërsa më pas 59-vjeçari dyshohet se i ftonte të miturit edhe në banesë. Autoritetet e akuzojnë atë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të mbetur në tentativë. Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të sqaruar mënyrën se si i dyshuari siguronte kontaktet e të miturve. Hetuesit...