SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë
Ushtria amerikane ka kryer një tjetër sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, duke vrarë dy persona. Sipas Komandës Jugore të SHBA-së (SOUTHCOM), sulmi u zhvillua të dielën (23 gusht) dhe shënon rikthimin e goditjeve amerikane ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge pas një pauze prej më shumë se dy muajsh. “Task Forca e Përbashkët e Hemisferës Perëndimore ekzekutoi një sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një anijeje të profilit të ulët që operonte përgjatë rrugëve të përcaktuara të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor”, deklaroi SOUTHCOM. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se dy persona u vranë në operacion. Sulmet e këtij lloji ishin ndërprerë që prej 21 qershorit, ndërsa deri më tani nuk është bërë e qartë arsyeja e pauzës...
Burimi:
javanews.al