Rrëshqitje dheu në Guine, 30 të vdekur dhe 22 të plagosur –

Rrëshqitje dheu në Guine, 30 të vdekur dhe 22 të plagosur –

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një rrëshqitjeje dheu në një deponi të madhe mbeturinash në kryeqytetin e Guinesë, Conakry. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në komunën Gbessia, pasi shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës shkaktuan shembjen e një pjese të deponisë. Rrëshqitja përfshiu edhe tenda dhe kasolle të ngritura pranë saj. Sipas autoriteteve, gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa 16 kanë pësuar lëndime të lehta. Rrëshqitja ndodhi më pak se një javë pasi qeveria kishte njoftuar planet për mbylljen e deponisë dhe zhvendosjen e mbeturinave, për shkak të rreziqeve të sigurisë, veçanërisht gjatë sezonit të shirave. Kryeministri i Guinesë, Amadou Oury Bah, vizitoi vendin e ngjarjes të dielën...