Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

Situata vijon të jetë kritike në Gojan të Pukës, ku prej disa ditësh një zjarr i përmasave të mëdha po shkrumbon sipërfaqe pyjore dhe tashmë kërcënon seriozisht zonat e banuara. Flakët kanë përshkuar thuajse një mal të tërë, ndërsa situata është rënduar gjatë orëve të natës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë vatra të shumta zjarri përgjatë malit, me flakët që vijojnë të avancojnë në drejtim të fshatrave. Përmasat e zjarrit dhe terreni tepër i vështirë e bëjnë praktikisht të pamundur ndërhyrjen nga toka në pjesë të zonës, duke vështirësuar përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll. Rreziku më i madh tashmë është afrimi i zjarrit drejt banesave. Për këtë arsye, prej disa ditësh ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara, për të shmangur...