Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

Ministrat e qeverisë do të mblidhen këtë të hënë në një retreat të posaçëm, ku secili dikaster do të prezantojë bilancin e punës, rezultatet e arritura, problematikat dhe detyrat që mbeten për t’u realizuar. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me raportimet e ministrave, të ndara në disa sesione. Në pjesën e parë të agjendës, nga ora 11:00 deri në 14:00, do të prezantojnë ministrat e Mbrojtjes, Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Inovacionit, Infrastrukturës dhe Energjisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike. Më pas, agjenda vijon me ministrat e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsimit dhe Sportit. Secili prej ministrave ka në dispozicion 15 minuta: 10 minuta për prezantimin dhe 5 minuta për...