Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë ta kenë në qendër të vëmendjes lëvizjen rinore qytetare, që po mbahet prej afro tre muajsh në Tiranë. Gazeta franceze ‘L’Humanite’ shkruan se nga Serbia në Shqipëri, rinia e Ballkanit po ngrihet kundër regjimeve autokratike në rajon. Gazeta thekson se një valë e re protestash po përshkon Ballkanin, me të rinjtë në qendër të mobilizimeve kundër mënyrës së qeverisjes dhe asaj që ata e konsiderojnë si përqendrim të tepruar të pushtetit. Nga Serbia në Shqipëri, protestat po shfaqin një karakter të përbashkët: një brez i ri që nuk dëshiron të pranojë më automatikisht mënyrën tradicionale të ushtrimit të pushtetit në rajon. Në Serbi, mobilizimi i të rinjve ka marrë përmasa të mëdha dhe është shoqëruar me kërkesa për përgjegjësi politike, transparencë dhe ndryshim...