Nga Franca në Zvicër, mediat evropiane: Rinia shqiptare ngrihet kundër regjimit autokratik të Ramës

Nga Franca në Zvicër, mediat evropiane: Rinia shqiptare ngrihet kundër regjimit autokratik të Ramës

Mediat në Shqipëri e kanë kufizuar ndjeshëm raportimin për protestat që po zhvillohen rregullisht prej thuajse tre muajsh përpara kryeministrisë. Por mediat ndërkombëtare vazhdojnë ta kenë lëvizjen rinore qytetare në qendër të vëmendjes. Gazeta franceze ‘L’Humanite’ shkruan se nga Serbia në Shqipëri, rinia e Ballkanit po ngrihet kundër regjimeve autokratike në rajon. Gazeta thekson se një valë e re protestash po përshkon Ballkanin, me të rinjtë në qendër të mobilizimeve kundër mënyrës së qeverisjes dhe asaj që ata e konsiderojnë si përqendrim të tepruar të pushtetit. Nga Serbia në Shqipëri, protestat po shfaqin një karakter të përbashkët: një brez i ri që nuk dëshiron të pranojë më automatikisht mënyrën tradicionale të ushtrimit të pushtetit në rajon. Në Serbi, mobilizimi i të rinjve ka marrë përmasa...