Kryeministri britanik viziton Ukrainën, pritet të dorezojë planet për raketat me rreze të gjatë veprimi

Kryeministri britanik viziton Ukrainën, pritet të dorezojë planet për raketat me rreze të gjatë veprimi

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ndodhet në Ukrainë për vizitën e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës. Vizita përkon me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe zhvillohet në një periudhë tensionesh të shtuara mes Kievit dhe Moskës. Burnham pritet të kryesojë takimin e tij të parë të “koalicionit të të vullnetshmëve”, ndërsa gjatë vizitës pritet të prezantojë edhe planet për t’i mundësuar Ukrainës prodhimin e raketave të saj me rreze të gjatë veprimi. Vizita vjen pasi Moska paralajmëroi javën e kaluar për “pasoja” në lidhje me përdorimin nga Ukraina të dronëve britanikë. Kievi ka intensifikuar së fundmi sulmet me rreze të gjatë në Moskë dhe rajone të tjera të Rusisë, duke goditur, mes të tjerash, rafineri nafte dhe objekte...