‘Rama nuk ka më njerëz…’/ Hoxhaj: Në vend që të reflektoje ndaj protestave, qeveria po kërkon mekanizma të rinj propagande
I ftuar në studion e lajmeve të SYRI TV, gazetari Julian Hoxhaj komentoi mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e komisioneve në Pogradec. Hoxhaj tha se takimi nuk sjell asgjë të re për qytetarët, të cilët prej muajsh vijojnë protestat dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Sipas tij, fokusi i qeverisë është te propaganda dhe mekanizmat e rinj të komunikimit, ndërsa problemet kryesore të vendit mbeten jashtë vëmendjes. Gazetari u ndal te mekanizmi i ri “Pasqyra”, të cilin e cilësoi si një tjetër instrument propagande, duke e krahasuar me platformën e bashkëqeverisjes dhe mekanizma të tjerë të krijuar më herët nga qeveria. Hoxhaj kritikoi gjithashtu procesin e identifikimit të kandidatëve të rinj për bashkitë, duke thënë se Rama ka pasur...
Burimi:
syri.net