Dita e dytë e takimit në Pogradec, sot radha e ministrave, Rama i kërkon llogari kabinetit qeveritar

Dita e dytë e takimit në Pogradec, sot radha e ministrave, Rama i kërkon llogari kabinetit qeveritar

Pas takimit të djeshëm me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me kabinetin qeveritar. Takimi është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa ministrat do të prezantojnë punën e deritanishme, prioritetet dhe sfidat në sektorët që drejtojnë. Në axhendë janë përfshirë një sërë çështjesh, duke nisur nga mbrojtja, drejtësia, financat, ekonomia, infrastruktura, energjia dhe bujqësia. Në fokus do të jenë gjithashtu pushteti vendor dhe administrata publike. Më tej, ministrat do të raportojnë për turizmin, kulturën, shëndetësinë, arsimin dhe sportin. Pas pushimit të drekës, diskutimet do të vijojnë me çështjet e diplomacisë dhe politikës së jashtme, përfshirë procesin e integrimit europian dhe punën e kryenegociatores. Gjatë pjesës së pasdites janë parashikuar prezantime mbi problematikat e prokurimeve për periudhën janar-gusht...