Qëlloi me armë drejt një makine në Kuçovë, kapet në Tiranë autori i dyshuar
Një 32-vjeçar i dyshuar se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në Kuçovë është arrestuar brenda pak orësh në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 23 gusht, në lagjen “1 Maji”, ku një person qëlloi me armë drejt një automjeti të parkuar. Pas hetimeve dhe kontrolleve të kryera nga autoritetet, 32-vjeçari A. Ç., alias A. Gj., banues në Kuçovë, u lokalizua dhe u kap në Tiranë. Në kuadër të hetimeve u arrestua edhe 49-vjeçari A. Xh., gjithashtu banues në Kuçovë, i dyshuar se ka përkrahur autorin pas ngjarjes. Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, në tarracë u gjet një armë zjarri dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. 32-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”,...
Burimi:
syri.net