Të paktën 30 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës në kryeqytetin e Guinesë
Një mal i madh me mbeturina u shemb herët këtë mëngjes në deponinë më të madhe në kryeqytetin e Guinesë, Konakri, duke vrarë të paktën 30 persona, tha qeveria qendrore në një raport të ri. Autoritetet thanë se shirat e rrëmbyeshëm që filluan rreth orës 2 të mëngjesit përmbytën deponinë dhe shkaktuan një rrëshqitje dheu që varrosi lagjet e varfra aty pranë. Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të mbijetuarit. Gjashtë persona u plagosën rëndë dhe disa shtëpi u shkatërruan. Ajo deponi më e madhe e mbeturinave në ajër të hapur në qytet duhej të mbyllej sot, tha nënkolonel Balde Mamadu Bailo, oficer mjekësor për Batalionin e Xhenios së Ushtrisë. Banorët që jetonin përreth depos u urdhëruan të evakuoheshin, duke detyruar...
Burimi:
syri.net